Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministr" /> Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministr"/>

Ora News - "Gulf", Tabaku: Skemë piramidale me bekimin e qevrisë, s'ka funksionuar hetimi tatimor

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çfarë besojmë ne që ka lidhje me ministrat? Së pari mosfunksionimi i të gjithë strukturës për hetimin tatimor, mos gjobitja e kompanisë që lidhet me pjesë e ministrisë së Financave. Së dyti unë kam një deklaratë të ministrit të Energjitikës që ka dalë garant për këtë investitor.

Ministri i Energjitikës sa kontrolle ka kryer në këtë kompani për 5 vite për cilësinë e naftës që është hedhur në treg?

Ministri i Energjitikës sa e ka ngritur flamurin e kuq të rrezikut për këtë kompani e cila operonte në një treg që pothuajse është monopol nëse shiste të gjithë naftën e ARMO-s?

Çfarë kanë bërë strukturat përgjegjëse të ministrisë? Unë besoj që politika duhet të ketë përgjegjësi dhe nëse një minisër i kësaj qeveria del dhe deklaron që del garant për cilësinë e investitorëve të huaj që ka nisur punë ditën e parë të qeverisë atëhere përgjegjësia është për tu gjetur tek ministri dhe kryeministri.

Sot, 5 vite mbas operimit të kompanisë ajo ka mbyllur dyert mbasi ka ngritur me të vërtetë skemën e një piramide financiare duke gënjyer dhe mashtruar konsumatorët, duke shitur karburantin të paktën muajt e fundit me një çmim më të ulët se tregu, me vlerë rreth 25-40% më të ulët se tregu dhe duke grumbulluar 5 milionë euro.

Ne jemi njohur njëkohësisht edhe me denoncime të qytetarëve dhe ka ndodhur një fenonem shumë i çuditshëm. Duket sikur policia e shtetit nuk i ka raportuar denoncimet e qytetarëve edhe për krijimin e kësaj skeme piramide financiare ku qytetarët kanë blerë, kanë parapaguar një shërbim të caktuar me çmime më të ulta se tregu nga njëra anë por nga ana tjetër i ka fshehur prokurorisë të gjitha denoncimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe."

Tabaku theksoi në konferencën me gazetaret se kjo kompani ndryshe nga biznesi i vogël që gjobitet deri në 500 mijë lekë është lënë e lirë nga shteti të ushtrojë vepritmarinë e saj pa paguar asnjë detyrim.

Tabaku: Që edhe fushata antiinformalitet ka qenë një farse kjo është arsyeja që ne besojmë që edhe fakti i vendosjes së TVSH tek bizneset e vogla do të vazhdojë të penalizojë po këto të vogla, ndërsa këto të mëdhajat të lidhura me qeverinë do të vazhdojnë të krijojnë evazionin fiskal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hetimet-gulf-tabaku-nuk-do-penalizohen-zyrtare-te-larte

Share This Video


Download

  
Report form