Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita dhe mazhoranca i kanë lexuar në mënyra të ndryshme të dhënat për gjendjen e ekonomisë. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj deklaratës së një dite më parë të Ministrit të Financave se kriza ka kaluar, duke argumentuar se statistikat tregojnë për përkeqësim të gjendje s qytetarëve dhe bizneseve. Në kundërpërgjije, Ministri i Financave Ahmetaj akuzon opozitën se kërkon të vijë në pushtet me zi.
Opozita dhe Qeveria kane debatuar për gjendjen e ekonomisë, duke i lexuar në menyra të ndryshme të dhenat dhe situatën financiare dhe ekonomike te qytetarëve dhe bizneseve.
Një ditë pasi Ministri i Financave deklaroi në konferencë shtypi se ka ardhur momenti që të shijohet kapërcimi i krizës, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku argumentoi se në gjendjen ku ndodhet ekonomia, nuk ka asgjë për të shijuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tabaku-ka-rene-konsumi-dhe-eksportet-ahmetaj-opozita-kerkon-te-vije-ne-pushtet-me-zi/