Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
Gjykata e Lartë ka lënë në qeli deputetin Armando Prenga ndaj të cilit rëndojnë tre akuza në lidhje me përleshjen e armatosur të shtunën e kaluar në Laç.
Deputeti mbërriti në Gjykatën e Lartë me pranga në Duart dhe nën masa të rrepta sigurie, ndërsa para trupës së gjyqtarëve kundërshtoi akuzat, por pavarësisht mohimit të deputetit, Kolegji Penal pranoi kërkesën e prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Pas masës së sigurisë Avokati Baftjar Rusi tha se vendimi ishte i paligjshëm dhe hetimet të njëanshme.
Më parë gjykata kishte lënë në burg edhe Gjergj Calin i cili në derë të institucionit të drejtësisë akuzoi policinë se braktisi familjen e tij, ndërsa zbuloi një komunikim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-per-armando-prengen-gjergj-cali-ne-qeli-ne-burg-se-sulmova-shtetin/