Përfaqësuesi i FMN për Ora News: Ka perceptim negativ, duhet përmirësuar administrimi tatimor

Ora News Lajme 2016-05-25

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një intervistë për televizonin Ora News dhënë gazetares Aurora Sulçe, përfaqësuesi i FMN-së, Jens Reinke ka folur për takimin e një dite më parë me kryeministrit Ei Rama dhe batutën e këtij të fundit. Reinke shprehet se ka perceptime negative nga biznesi, edhe pse ekonomia po performon mirë.
Sipas tij, duhet përmirësuar administrimi tatimor që është edhe takimi i parë i biznesit me qeverinë, ndërsa duhet miratuar reforma në drejtësi dhe përmirësuar më tej klima e biznesit, si kusht që të vijnë investitorë të huaj që ende hezitojnë
Intervista e plotë
Dje ishit në një takim me kryeministrin Rama për klimën e investimeve. Pati edhe një batutë prej tij në adresën tuaj, pse e tundni kokën Jens teksa një nga investitoret që shprehte shqetesim. Keni pakenaqesi per klimen e biznesit ne vend dhe si do ta vleresonit gjendjen e investitoreve?
Jens Reinke: Duke folur për eventin e djeshëm fillova duke vlerësuar performancën makro ekonomike dhe veçanërisht performancën nën programin e FMN dhe kjo u reflektua gjithashtu në përmirësimin e rankingut për kreditimin që Shqipëria ka marrë që tregon të gjitha këto arritje. Por gjithashtu fola edhe për mospërputhje mes perceptimit të sektorit privat që vazhdon të ketë një vështrim pesimist. Ka disa fusha ku progresi i mëtejshëm duhet bërë. Një prej tyre është reforma në sistemin e drejtësisë për të cilën të gjithë flasin dhe të gjithë janë në favor që ajo të kryhet. Tjetra është në fushën e administrimit të taksave. Këtu nuk jam duke folur për fushën e grumbullimit të të ardhurave për të cilën ne kemi dhënë shumë asistencë teknike ku po shohim edhe përmirësime dhe duket se është marrë kthesa në këtë drejtim. Por po flasim që administrata tatimore është takimi i parë ose ndërveprimi i parë që biznesi ka me qeverinë dhe këtu ka shqetësime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/perfaqesuesi-i-fmn-reinke-per-ora-news-reforma-ne-drejtesi-kyc-per-vendin-duhet-permiresuar-klima-e-biznesit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS