Kush vjen per dreke/ Perfitimet shendetesore te detoksifikimit te trupit (23.04.2018)

RTV KLAN 2018-05-14

Views 1

Toksinat arrijnë në organet tona në mënyra të ndryshme, duke konsumuar ushqime të përpunuara, medikamente të ndryshme dhe me anë të smogut të qytetit.

Sistemi ushqimor toksik dhe i ndotur, ajri dhe uji apo mjedisi bëjnë të domosdoshëm më shumë se kurrë detoksifikimin e tupit.

Ndjekësit e programeve të detoksit raportojnë se ndihen më energjikë duke ndërprerë yndyrnat dhe sheqernat dhe duke i zëvëndësuar ato me fruta dhe perime të freskëta. Në këtë mënyrë ju do të keni energji natyrale të shtuar. Gjithashtu e rëndësishme është që të qëndroni të hidratuar.

Gjëja më e madhe që detoksifikimi bën është të lejuarit e trupit të heqë qafe mbetjetet e tepërta që është duke ruajtur. Shumica e programeve bëjnë që mëlçia dhe veshkat të pastrojnë veten. Mbështetja e trupit me fruta dhe perime edhe pas detoksit është një mënyrë e mirë për t'i mbajtur gjërat në lëvizje.
Përfitimet nga detoksifikimi:

-Ndihmon që të humbni peshë në një afat të shkurtër pasi bën të mundur të zëvëndësoni ushqimet e proceduara me fruta dhe perime.

-Forcon sistemin imunitar. Kur lironi trupin ju lejoni që organet tuaja të funksionojnë ashtu siç duhet dhe kjo ju ndihmon të forconi sistemin tuaj imunitar.

-Përmirëson lëkurën. Lëkura është organi më i madh dhe tregon rezultatet e detoksit.

-Ju jep një ndjesi më të lehtë duke bërë që të ndihni të lumtur së jashtmi dhe së brendshmi.

Share This Video


Download

  
Report form