Kush vjen per dreke/ Te mirat shendetesore te manit (20.05.2018)

RTV KLAN 2018-05-25

Views 4

Mani është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10-16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë.
Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit. Fryti i manit është i ëmbël dhe i shijshëm përbëhet prej sferave të imta të lidhura në kokrra. Mani i zi ka ngjyrë shumë të fortë e cila shumë vështirë hiqet nga rrobat dhe nga lëkura.
Mani i bardhë
Mani i bardhë është një pemë që shkon në lartësi deri 10 metra. Për qëllime kurative përdoren manat, gjethet dhe lëkura. Në kokrrat e manit gjenden vitaminat B1, B2, C, PP, karotina, flavonoidet, acide organike, lëndë pektive, ngjyrosëse, hekur, sasi të konsiderueshme sheqeri, përfshi këtu dhe glukozën, fruktozën, saharozën. Në farë gjendet dhe vaj yndyror. Në saj të eksperimenteve farmakologjike është vendosur se lëndët rrëshirë të gjetheve të manit të bardhë janë të afta të ulin tensionin e gjakut.
Mani i zi
Mani i zi tek ne gjendet i kultivuar nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Prej tyre përgatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik. Manat përmbajnë rreth 9% sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Në ditët e ngrohta të verës ato përdoren për të shuar etjen.

Share This Video


Download

  
Report form