Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; ?Ka një mesazh për ty? vijoi me rastin e një familjeje shumë të lumtur por që për arsye financiare kanë qenë të detyruar të mos jetojnë bashkë për katër vjet. Gazmori dhe Greta kanë jetuar në Greqi larg vajzës së tyre, Gledias, për t?i siguruar siç thonë ata, një jetë dinjitoze. Mirëpo fatmirësisht katër viteve sakrificë po u vjen fundi dhe ata janë gati për ta marrë Gledian të jetojë me ta. Çifti ka zgjedhur t?ia japë lajmin e mirë së bijës në studion e së Dielës Shqiptare në Tv Klan.
Gazmor: Unë jam Gazmori nga qyteti i Gramshit me origjinë. Kam kryer gjimnazin në Gramsh. Familja ime përbëhet nga dy vëllezër, motra edhe prindërit. Në moshën 18 vjeç vendosëm që të vinim me shtëpi në Tiranë, ishte e vështirë. Jo shumë kohë pasi erdha në Tiranë, vendosa të emigroja. Si të gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë. Isha shumë i ri, pa dokumente. Shkova në Kretë me ndihmën e vëllezërve atje. U sistemova por fatkeqësisht në një moment më kap policia dhe më kthen. Kur kthehem në Shqipëri aty fillon edhe historia ime me Gretën. Unë në atë kohë isha 21 vjeç.
Ardit Gjebrea(me humor): Si e peshkove?
Gazmor: Nuk isha unë në fakt që e peshkova tamam tamam. Ishte mamaja ime. Ajo u bë shkak që ne të njihemi. Mami punonte në gjelbërim atë kohë, te Komuna e Parisit. I thashë, ma do vi të pimë kafe te puna, të shoh edhe ku punon. Shkoj me mamin pimë kafe aty, kalon një zonjë që më vonë u bë vjehrra ime. Mami e thërret për kafe. Pasi ajo ikën, i them mos ka ndonjë vajzë, që të njihet me mua.
Dhe aty bisedon mami im me mamin e Gretës, bisedojnë familjet. Dal për kafe me Gretën?
Greta: Në fillim nuk doja, por pasi e takova Gazin për herë të parë e pëlqeva shumë. Ai ishte shumë i zgjuar dhe shumë i sinqertë me mua. Nuk kaloi shumë kohë dhe ne u fejuam. Pastaj bëmë edhe dasmën. Ne jemi martuar para nëntë vjetësh? Në shtator mbeta shtatzënë, kur isha katër muajsh Gazi iku në Greqi.
Gazmor: Unë ika në Greqi ndenja diku te 7 muaj. Lindi Greta erdhi në jetë princesha jonë. Unë nuk isha aty për t?i dëgjuar zërin, të qarat e para dhe ky ka qenë momenti më i vështirë. Nuk e ndjeva atë që duhet të ndjejë një baba. Askush nuk duhet ta humbë atë çast. Është momenti më i bukur i jetës së një personi.
Greta: Si erdhi Greta në Greqi?
Gazmor: Gjendja jonë ekonomike vështirësohej gjithnjë e më shumë këtu në Shqipëri. I thashë Gretës do iki, nuk ka rrugë tjetër. Shkoj në Greqi sërish, stabilizohem në një zonë të Kretës. Edhe Greta më bashkohet më vonë, duke lënë vajzën tonë tre vjeç në Shqipëri.
Çifti tregon për momentet e vështira që kanë kaluar kur u vendosën në Greqi për një jetë më të mirë, duke lënë Gledian me gjyshen e saj në Shqipëri. Ata rrëfejnë se prej tre vitesh e lënë vajzën vazhdimisht në Shqipëri.
Gazmor: Unë ia kam shpjeguar gjithmonë që ne shkojmë jashtë shtetit për të. Që ajo të ketë një të ardhme më të mirë. Por sot do t?i premtoj që do ta marr përfundimisht në fun...