E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (16 prill 2017)

RTV KLAN 2017-07-05

Views 56

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-249/

Prej gjashtë muajsh vëllai i Paolës është larguar nga familja në Fier pasi nëpërmjet facebook-ut ka gjetur dashurinë e jetës në Korçë. Përse nuk rikthehet në shtëpi dhe a do pranojë ai të vijë në studion e ?Ka një mesazh për ty??Pas shumë debateve dhe lotësh, diçka u arrit. Të paktën Paola përqafoi vëllain e saj Klajdin. Tani e ka ai në dorë që të marrë një vendim për t?u rikthyer në familje e për tu prezantuar atyre Salidën, vajzën me të cilën do kalojë jetën.

Paola ka ftuar vëllain e saj në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ai është larguar nga shtëpia që prej muajit Tetor me të fejuarën e tij dhe nuk ka shkuar më t?i takojë.

?Jemi rritur në një familje me shumë sakrifica. Babai jonë është invalid sepse kur ka shkuar në Greqi për të punuar, ushtarët grekë e kanë goditur dhe e kanë paralizuar. Mami im filloi të punonte që kur ishte shtatzënë me vëllain tim, që prej 20 vitesh në punë të zezë dhe asnjëri nuk ja ka ditur. Ajo përpiqet të punojë gjithë natën ndihmës kuzhiniere që ne të mos na mungojë gjë. Gjatë ditës mban babin dhe? kam dhe një gjyshe të sëmurë? dhe një hallë të sëmurë. Vëllai ka mbaruar në shkollë profesionale për dyer dhe dritare alumini, por nuk punon. Unë jam shumë e lidhur me të. Çdo gjë do kishte Klajdi do të ma thoshte një herë mua, se ai nuk hapej. Por në muajin Tetor, në orën 3 të natës, ai vendos të largohet nga shtëpia pa dijeninë tonë.

Arditi ? Pse u largua?

?Sepse vendosi të jetojë me vajzën që është sot, Salidën, të cilën e ka njohur nga Facebook-u. Gjyshi nuk është se nuk pranoi, por Klajdi nuk ishte i gatshëm që të merrte këtë iniciativë sepse ai as nuk punonte, si do ta krijonte jetën me atë vajzë? ?

Paola rrëfen se Klajdi shkoi në Korçë sepse donte të jetonte me Salidën, por nuk e di arsyen se pse ai nuk e mori atë të jetonin në Fier, edhe pse ata ia kanë kërkuar të dyve.

?Kam folur me Salidën dhe më kanë thënë se nuk kanë mundësi ekonomike për të ardhur. E kam ndihmuar me lekët e udhëtimit dhe prapë nuk kanë ardhur. Më ka thënë se duhen gjëra të tjera që nuk vjen dhe i kam thënë hajde në Fier dhe do të marr unë çfarë do tjetër, vetëm hajde. Kam folur shumë herë, më ka thënë do vij, por asnjëherë nuk ka ardhur. Ndaj mora këtë vendim për ta sjellë Klajdin këtu, se edhe nëna ime këtë donte.?

Arditi ? Kush mendon ti se influencon më shumë për të mos ardhur?

?Nuk e di kujt t?ia vej fajin!?

Arditi ? Pse nuk keni shkuar ti takoni?

?Mami ka shkuar vetëm një herë, kur e kanë marrë ata në telefon për të bërë fejesën. Ata nuk kanë ardhur tek ne. Ne kemi gjyshin, të cilit nuk mund t?i kthej dot fjalën. Ai nuk e njeh fare nusen. Gjyshi ka që prej muajit Tetor që pret Klajdin të vijë në shtëpi ta shikojë. Para një muaji kaloi në gjendje shoku dhe për 4 ditë ditë nuk dinte asgjë. Unë e kam mar...

Share This Video


Download

  
Report form