Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; Rigelsi ka qenë për një kohë shumë të gjatë i varur nga alkooli. Kjo ka sjellë probleme jo vetëm në jetën e tij, por edhe për familjen e tij, sidomos babain. Ai ka ardhur në ?Ka një mesazh për ty? për të treguar se alkooli i përket së shkuarës dhe njëkohësisht për t?i kërkuar falje babait të tij për gjithçka që i ka shkaktuar.
Ai thotë se shoqëria e keqe e dërgoi atë në rrugë të gabuar, por tashmë ai ndihet më i fortë se kurrë për të marrë përgjegjësitë e tij.
Rigelsi: Kam ardhur për babanë, që t?i kërkoj falje. Nga mosha 14 vjeç deri më sot që jam 33 vjeç, iu futa alkoolit. Një moment unë isha i dehur, godita babanë me shpullë. Babai donte të më jepte një mësim të mirë prandaj unë përfundova gjashtë muaj në burg. Vuajtja e dënimit në burg ishte një mrekulli sepse bëri që unë të arrij këtu ku jam sot. Dua të falënderoj prindërit e mi që nuk më braktisën asnjëherë.
Rigelsi tregon për momentet e vështira të kaluara në burg dhe se si u braktis nga shoqëria e tij me të cilët kalonte një pjesë të madhe të kohës. Ai thotë se tashmë nuk konsumon aspak alkool dhe gjithçka ka ndodhur është pjesë e së kaluarës. Në studio e ka sjellë keqardhja dhe pendesa për gjithçka që i ka shkaktuar familjes së tij.
Rigelsi: Babi, ti e di shumë mirë, që unë alkoolin e kam pi shumë. Unë të kam sjellë vetëm të këqija dhe asgjë të mirë në jetë. Vuajtja e dënimit në burg, më ka bërë shumë mirë. Të falënderoj që më ke dërguar atje. M?ka bërë shumë mirë, se nuk do isha këtu ku jam sot dhe të kërkoj falje për shpullën që të kam dhënë. Të kërkoj falje për të gjitha.
Unë do i kthehem punës, si në Peqin.
Ibrahimi: Edhe ne të kemi falur.
Nuk gjej fjalë që të flas, por duke menduar si prind, kjo që më ka ndodhur mua mendoj se u ka ndodhur çerekut të prindërve shqiptarë. Ka bërë gjashtë muaj burg, nuk ia kam parë sytë. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që janë në rrugë të keqe, të ndryshojnë.
Ardit Gjebrea: Gjatë kohës që djali po të jepte mesazhin, ajo që më bëri përshtypje është se nuk shikoje në ekranin përballë, vetëm dëgjoje. Ke ende ndonjë refuzim ndaj ti apo çfarë?
Ibrahimi: Jo jo asgjë?
Ardit Gjebrea: Po pse nuk e shikoje, thjesht kureshtje imja.
Ibrahimi: Kam vuajtur shumë nga ky por fëmija është fëmijë, nuk ke ku e çon. Asgjë s?mund ta ndihmojë përveç se kurajoja e tij dhe uroj të vazhdojë kështu.
Ardit Gjebrea: Dua që ta shohësh në sy dhe t?i thuash diçka.
Ibrahimi: Unë e falënderoj shumë nga zemra. Mora vesh nga ime shoqe më tha Gelsi ka heq rakinë. I thashë do e mbaj natë e ditë me mjaltë, mjafton që ai mos të pijë më raki.
Ardit Gjebrea (me humor): Rigels ti hoqe dorë nga rakia për mjaltin e Tropojës?
Rigelsi: Jo e kam bërë për nënën, babain dhe familjen time. Ata janë mjalti im.