E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (23 prill 2017)

RTV KLAN 2017-07-05

Views 8

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Stelina dhe Irena kanë disa vërejtje dhe kërkesa për baballarët e tyre që janë aq të lidhur me njëri-tjetrin saqe bëjnë pakt bashkë dhe i pengojnë të bëjnë shumë gjëra të moshës. Por sot ato do u bëjnë një rreng baballarëve. Vajzat janë pika e dobët e baballarëve!

Stelina dhe Irena Doda tregojnë se nuk kanë lidhje gjaku me njëra-tjetrën, por janë vetëm shoqe shkolle.

?Para shumë vitesh, kur baballarët tanë ishin 20 vjeç, janë njohur dhe janë bërë shokë shumë të ngushtë. Gjyshja ime ka 5 çuna dhe para se të vdiste i ka lënë amanet babit, që bashkë Bujarin, babin e Irenës të ketë 6. Ata kanë kryer ritualin e pirjes së gjakut të tyre, për t?u bërë vëllezër gjaku.?

Stelina shprehet se i ati është shumë fanatik dhe nuk e lejon të vishet me xhinse të grisura, ndaj ajo sot ia ka marrë borxh shoqes dhe i ka veshur për ta ?tronditur?.

Irena rrëfen se para tre vitesh lindi motra e saj, por ishte shtatëzani e rrezikshme dhe mjeku pyeti të atin e saj, Bujarin, se kë donte të shpëtonte, bashkëshorten apo fëmijën. Bujari i gjendur në vështirësi humbi ndjenjat dhe fatin e tyre e mori në dorë i ati i Stelinës, Hamzai, i cili tha se duhej të shpëtonin të dyja. Fëmija lindi me sindromën ?Down? dhe mjekët propozuan që t?i bënin një gjilpërë, që të vdiste, sepse përndryshe do të vuanin gjithë jetën me të.

?Babi u gjend në dilemën e dytë, ai e donte atë fëmijë. Por ishte sërish babi i Stelinës ai që vendosi se fëmija duhej të jetonte, nëqoftëse do të ishte e shkruar që do të vdiste, le të vdiste kur të ishte e shkruar. Falë Zotit, ajo jeton dhe na ka sjellë shumë gëzim në shtëpi.?

Stelina dhe Irena kanë ftuar Hamzain dhe Bujarin në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi duan t?u thonë që të kenë më shumë besim në to dhe t?i lejojnë të sillen si bashkëmoshataret e tyre. Vajzat kanë menduar t?u bëjnë një lojë, ku Stelina do të kërkojë të lyejë flokët dhe Irena do t?u shfaqet me flokët e lyer, në mënyrë që të marrin një përgjigje pozitive prej tyre e t?i lejojnë t?i lyejnë me të vërtetë.

Stelina shprehet se mentaliteti i fshatarëve ndryshon nga ai i qytetarëve, sepse ato jetojnë në Lekaj të Kavajës dhe kjo është arsyeja se pse ata nuk i lejojnë vajzat të dalin, të lyhen, etj. Kjo vjen kryesisht nga Bujari sepse është ai që ndikon edhe te Hamzai.

Bujari dhe Hamzai kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? dhe vijnë në studion e ?E diela Shqiptare?.

Arditi i ngacmon të dy, duke iu thënë se kanë ardhur dy djem për t?u kërkuar dorën e vajzave.

Hamzai ? Nëqoftëse janë djem nga familje të mira, patjetër që do të pranojmë.

Arditi ? Po nëse vajzave nuk iu pëlqejnë?

Bujari ? Varet nga vajzat, nuk është në dorën tonë.

Hamzai ? Vajzat e zgjedhin vetë rrugën, mentalitetin e prindit dhe do të jenë në një mendim me mua.

Bujari dhe Hamzai shikojnë në ekranin që ndodhet në mur, Stelinën, e cila ...

Share This Video


Download

  
Report form