E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (16 prill 2017)

RTV KLAN 2017-07-05

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Eljona na rrëfen historinë e njohjes së prindërve të saj.
?Ata janë njohur në spital. Mami ishte me tumor në kokë, por edhe pse u fejuan, u martuan, ajo nuk i tregoi babit që doktori i kishte thënë se kishte vetëm 5 vite jetë, edhe pse ajo jetoi 6 vjet. Mami dinte ta mbulonte shumë mirë, nuk e tregonte edhe kur i dhembte koka. Vitin e fundit, kur erdhëm në Tiranë, sa iku babi në punë i thonë se Bedria vdiq. Nuk e di si e zbuloi të vërtetën babi. E vuajti shumë, vuajti dhe me tre vajzat e tij sepse na çonte në Fier, te gjyshja në fshat. Për 1 vit, deri sa u martua, e bëri Fierin-Tiranë sepse na merrte e na çonte.?

Eljona tregon se gjyshi nga ana e mamit ka qenë ai që ka insistuar që i ati i saj të martohej sepse duhej të mendonte për vajzat e tij. Familja e Bedries gjeti nusen, e cila ishte e divorcuar dhe kishte dy vajza. Eljona rrëfen se nuk e dinte për humbjen e të ëmës deri në klasën e 5-të, edhe pse njerëzit shfaqnin mëshirë për to.

Arditi ? Bënte dallim njerka juaj mes fëmijëve të saj dhe jush?

?I vetmi dallim ishte se ne nuk kuptonim pse kishim aq shumë gjyshër dhe dyshonim. Normal që si nëna nuk të trajton njeri.

Gjatë muajve të verës babi na çonte në fshat tek xhaxhallarët. Atje ishte një dashuri shumë e madhe. Fillova të jetoj atje, motra e madhe bëri klasën e 6-të, e dyta të 7-ën dhe unë i thash babit pse të mos e bëja dhe unë të 8-ën. Babi e priti shumë keq sepse motra e madhe u martua në fshat.?

Arditi ? Të treja ju u martuat. Kush jua gjeti bashkëshortin ty dhe motrës së madhe?

?Xhaxhallarët.?

Arditi ? Po motrës së dytë kush ia gjeti?

?Babi këtu.?

Arditi ? Pse e ke thirrur vjehrrën e motrës së dytë këtu sot?

?Motra ka 15 vjet që s?ka ardhur më tek ne dhe në 25 mars patëm vitin e babit. Mami ka ikur kur ishte 25 vjeç ndërsa babi 59 vjeç. Ajo më tha që nuk do të shiheshim më dhe vetëm zëri do të na lidhte. Kur vdiq babi jemi takuar më shpesh, por më para kishim rreth 2-3 vjet. Ajo nuk ka ardhur asnjëherë tek ne në Fier, vetëm ne kemi ardhur 2 herë.?

Eljona ka ftuar Bajamen, vjehrrën e motrës së dytë në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi mendon të krijojë aleancë me të, në mënyrë që të nxisin Luljetën të shkojë të takojë motrat.

?Më duket se është e dhimbsur sepse kam biseduar me të dhe kam menduar t?ja kërkoj publikisht këtë gjë. Ndoshta preket dhe ajo si nënë, se edhe ajo ka vajza.?

Bajamja ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? në ?E diela shqiptare? dhe vjen në studio.

Arditi ? Çfarë të ka sjellë sot këtu?

Bajamja ? Ku di gjë unë e shkreta, s?di gjë hiç.

Arditi e ngacmon në lidhje me bashkëshortin dhe fëmijët e saj.

Arditi ? Kalojnë vitet dhe ai çuni që të shikonte fshehurazi ka ardhur sot të të thotë ?ah moj Bajame??

Bajamja ? Jo jo! S?e kam hiç ashtu. S?e di kush është por çun s?kam pas hiç. Ah mor Ardit, qafsh mu! Jo jo s?më mbus...

Share This Video


Download

  
Report form