Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ka mbyllur fushatën e saj të mbjelljeve me 120 mijë pemë të reja. Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj, iu bashkua aksionit për mbjelljen e 1123 pemëve të reja në Liqenin e Farkës, së bashku me anëtarë të Këshillit të Qarkut Tiranë, punonjës të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të Drejtorisë Rajonale të Punës në Tiranë, si dhe dhjetra qytetarë e biznese të ndryshme.
Kryebashkiaku Veliaj tha se fushata e mbjelljeve jo vetëm i dha qytetit një energji pozitive, por njëkohësisht hodhi themelet e një tradite të bukur bashkëpunimi. Veliaj: Jam shumë i lumtur që finalizojmë një fushatë fantastike për Tiranën, që na dha energji të gjithëve. Si një familje e madhe u ngritëm për një nevojë që kishte qyteti. Bashkia nuk ia del dot vetëm, nëse nuk punojmë të gjithë për qytetin. Kjo fushatë ka qenë një magji e bashkëpunimit. Sot kemi filluar një traditë, e cila duhet të ruhet nga të gjithë si një mënyrë për të thënë se secili ka mision për të lënë shenjë në qytetin tonë.
Për shkak të interesit të lartë të qytetarëve dhe kompanive që janë regjistruar në listë pritje për të dhuruar pemë, mbjellja në kryeqytet nuk do të ndalet, për këdo që dëshiron të lërë një gjurmë në Tiranë. Veliaj shtoi se me qytetaria dhe bashkëpunimi që është treguar në këtë fushatë mbjelljeje në kryeqytet, tregon se ditët më të mira për Tiranën janë përpara. ?Ende kemi në listë pritjeje biznese, institucione, individë që duan të dhurojnë. Do t?i ftoja të gjithë të vazhdojnë vetë. Gjelbërimi s?është monopol i askujt. Falenderoj të gjithë ata nga sektori privat që u mblodhën dhe na dhanë një dorë për t?ia dalë faqebardhënë këtë mision. Jam mbi të gjitha krenar jo vetëm për 120 mijë pemët, po për faktin se 120 mijë pemë përfaqësojnë 120 mijë njerëz që secili vuri rrënjë, jo vetëm në mënyrë metaforike, por edhe fizike në qytetin tonë?, tha ai.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-tirane-mbyll-fushaten-e-mbjelljes-se-120-mije-pemeve