Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e aksionit për të formalizuar sektorin e ujit në 1 shkurt ka sjelllë 6.5 mln euro më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën me dije se janë lidhur 24 mijë kontrata të reja.
Reforma në sektorin e ujit ka rritur të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve me 6.5 mln euro.
Aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme nisi në 1 shkurt për bizneset dhe një muaj më pas edhe për familjarët. Sipas të dhënave të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në 11 javë në rang kombëtar janë nënshkruar rreth 24 mijë kontrata të reja për furnizimin me ujë të pijshëm si dhe janë instaluar 51 mijë ujëmatësa.
Interes të shtuar ka pasur nga qytetarët dhe bizneset edhe për nënshkrimin e aktmarrëveshjeve për pagesën me këste. Në fokus të aksionit të nisur janë edhe institucionet publike si dhe nëpunësit e administratës të cilëve ju janë kërkuar librezat që konfirmojnë se kanë shlyer detyrimet me ujsjellës-kanalizimet. Sipas Entit Rregullator të Ujit mbledhja e të ardhurave ka rënë me 8% në 2017 krahasuar me vitin 2016 ndërsa pritet përmirësim gjatë këtij viti si rezultat i aksionit të nisur.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reforma-e-ujit-65-mln-euro-me-shume-qe-prej-nisjes-se-aksionit