I grabitën 250 mln lekë biznesmenit, dëshmia e autorëve: Se dinim që kishte aq shumë para, u habitëm

Report TV 2020-05-27

Views 1

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për dy autorët Donald Hoxhaj, 27 vjeç dhe Gentian Kane, 44 vjeç, të cilët grabitën 250 mln lekë të vjetra nga makina 'Range Rover' e biznesmenit Flamur Behi. Report Tv ka zbardhur dëshminë  e dy autorëve të cilët e kana pranuar kryerjen e vjedhjen, por kanë deklaruar se nuk e dinin se grabitën aq shumë para duke u habitur dhe vetë.

"Nuk e dinim se çfarë shume kishim grabitur. U habitëm dhe vete. E njihnim si biznesmen por nuk mendonim se do kishte aq shumë para në bagazhin e makinës", janë shprehur dy autorët para hetuesve.

Po si ndodhi vjedhja e parave? Shqiptarja.com ka mësuar se Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e biznesmenit Flamur Behit nga qendra tregtare 'Vesa' deri tek qendra ?Kristal?. Në momentin që biznesmeni parkoi te qendra tregtare dhe tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas 'Range Rover'-in duke marrë lekët. Në momentin që biznesmeni është kthyer në makinë , nuk ka arritur ta ndizte dot atë. Pasio ka kontrolluar makinën, ai ka konstatuar mungesën e çantës bashkë me lekët.

Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar këqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip ?Benz? me targë AA 362 ZN. Dy hajdutët janë identifikuar shumë shpejt nga targa e automjetit që kanë përdorur për t'u larguar dhe janë arrestuar 48 orë më vonë, ku i janë sekuestruar edhe një pjesë e parave, pasi një pjesë tjetër e kishin shpenzuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS