Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka intensifikuar akuzat ndaj Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me punën e saj në drejtim të parandalimit të kancerit tek gratë, kryesisht kancerit të gjirit.
E ftuar në studion e lajmeve qendrore në Ora News, Vokshi, deklaroi se duke nisur nga viti 2015, shifrat e të prekurve janë rritur. Ajo tha se për shumë gra, nuk kanë dalë ende rezultatet e mamografisë së lëvizshme, edhe pse ato e kanë kryer këtë mamografi që vitin e shkuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-shume-gra-nuk-kane-marre-pergjigje-te-mamografive-qe-prej-2015-s/