Durrës- Një aksident rrugor ka ndodhur mbazditen e sotme. Një automjet me targa AA 430 JF është përmbysur në asfalt dhe pasi ka bërë disa metra, është përplasur me një automjet tjetër, me targa AA 826 NB.
Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i automjetit të përmbysur në rrugë, ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime. Shkak për aksidentin, dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.