Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në autostradën Durrës- Lushnjë.
Një automjet tip ?Volkswagen? është përplasur me një kamion dhe një furgon. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga aksidenti.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.