Pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe që makinat po udhëtonin.
Njëra nga automjetet ka përfunduar jashtë autostradës, siç shikohet edhe nga video.
Nga informacionet paraprake nuk ka të lënduar por aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë.