DURRËS - Një punishte druri është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit.
Nga zjarri konfirmohet se nuk ka njerëz të lënduar, por rrezikohet përfshirja nga flakët e dy banesave pranë saj.
Në vendngjarja kanë mbërritur dy zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit.
Mësohet se punishtja ku ka rënë zjarri ndodhet në lagjen Nr 17., si shkak i dyshohet se ka qenë shkëndija elektrike.