Nuk justifikoi pasurinë, vetingu largon Besim Trezhnjevën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimin vendosi që gjykatësi i Gjykatës së Apelit Durrës, njëherësh kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Besim Trezhnjeva, të largohet nga sistemi i drejtësisë.Vendimi u mor pasi u konstatua se Trezhnjeva kishte bërë deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, si dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme. Por avokati Fatmir Braka tha se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të apelohet pranë Kolegjit të lartë të Apelimit.?Vendimi i padrejtë, i parregullt, do ta apelojmë. Do ketë pasoja dhe për gjyqtarë të tjerë, pasi nuk pranojnë ekspertim, ndaj nuk ka objektivitet.?Të mërkurën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në hetimin administrativ, bazuar në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, theksoi se Trezhnjeva nuk justifikon 4 apartamentet në Tiranë e Durrës, blerjen e një sipërfaqe toke prej 1920 metra katrorë në Baldushk të Tiranës me vlerë rreth 880 mijë lekë.Gjithashtu mësohet se pranë Komisionit kanë mbërritur 11 ankesa nga qytetarë mbi aktivitetin si gjyqtar të Besim Trezhnjevë

Share This Video


Download

  
Report form