http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe kryetari i Gjykatës së Lartë rrezikon shkarkimin nga detyra. Komisioni i pavarur i kualifikimit ka gjetur një sërë shkeljes në pasurinë e madhe të Xhezair Zaganjorit.
Gjatë hetimit janë vënë re mospërputhje të mëdha, si dhe mungesë justifikimi me të ardhura i shumë apartamenteve, zyrave, dyqaneve, bodrumeve dhe llogarive bankare.
Sipas vlerësimit të bërë nga KPK, Zaganjori rezulton se nuk ka bërë deklarime të sakta të pasurisë, si dhe për të ardhurat dhe shpenzimet e familjareve të tij.
Po ashtu sipas vetingut, Zaganjori rezulton se ka shmangur edhe detyrimet ndaj shtetit.
Më problem rezulton një dyqan, i cili është blerë me vlerën 500 mijë lekë. Por vlera e tij reale dhe të ardhurat nga qiratë nuk përputhen. E njëjta situatë është vërejtur edhe me zyrën si dhe me bodrumin.
Ndonëse Zaganjori ka paraqitur të dhëna për të ardhurat e tij gjatë karrierës së gjatë, sërish sipas Komisionit, ato nuk justifikojnë pasurinë aktuale të kryetarit të Gjykatës së Lartë, si dhe shkollimin e fëmijëve jashtë shtetit.
Edhe për një apartament të blerë në Durrës ne vitin 2006 me vlerë 32 mije dollar, Zaganjori tha se kishte bërë tërheqje depozite, por në fakt rezultoi se nuk kishte asnjë të tillë.
Ndërkohë, kryetari i Gjykatës së Lartë i tha komisionit se ka një keqkuptim përsa i takon mënyrës se si janë interpretuar pasuritë e vëna: ai tregoi se në disa raste pronat janë formalizuar, pasi kanë ekzistuar shumë më herët sesa në dokumente. E këtë sipas tij e tregojnë kontratat e energjisë elektrike.