Vetingu kap Altina Xhoxhajn, nuk justifikon pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë vlerësoi se anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj rezulton pa asnjë mangësi, por hetimi i Komisionit të Pavarur i Kualifikimit tregoi se gjykatësja ka probleme me justifikimin e pasurisë.Vendimi do të shpallet  mëngjesin e së mërkurës.Në mbrojtje të gjykatëses Xhoxhaj foli Avokatja e Popullit.Hetimi tregoi se nuk mund të argumentohen pasuritë që konsistojnë në një apartament në Tiranë, një truall 221 metra katrore në Gjirin e Lalzit Ishëm, mbi të cilin ishte ndërtuar një apartament banimi. Po ashtu të pajustifikuara ishin edhe financat e bashkëjetuesit të Xhoxhajt.Por, Altina Xhoxhaj, kërkoi rikonfirmimin në detyrë, duke thënë se pasuria e saj është e justifikuar. Me tone të rritura, ajo tha ne seancë se trupa gjykuese nuk e njeh ligjin.Anila Xhoxhaj është anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese që I nënshtrohet vettingut. Më parë gjyqtari Fatos Lulo, u shkarkua pasi nuk justifikonte dot pasurinë, ndërkohë që gjyqtarja Vitore Tusha, e kaloi provën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Share This Video


Download

  
Report form