Vettingu, nuk justifikoi dot pasurinë, shkarkohet gjyqtari i Apelit Durrës Besim Trezhnjeva

Report TV 2018-05-14

Views 0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, i cili nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh dhe tre apartamente në Tiranë dhe Durrës.

Avokati i gjyqtarit, Fatmir Braka, e ka cilësuar vendimin e KPK të padrejtë dhe të parregullt, duke deklaruar se do ta apelojë.

?Vendimi i padrejtë, i parregullt, do ta apelojmë. Do ketë pasoja dhe për gjyqtarë të tjerë, pasi nuk pranojnë ekspertim, ndaj nuk ka objektivitet?

Fatmir Braka, avokati i gjyqtarit Trezhnjeva
Përse u shkarkua Trezhnjeva?
Sipas komisionit të Vettingut, vlerësimi për këtë gjyqtar ishte mjaftuar vetëm me pasurinë, ku nga verifikimet rezultoi se ai nuk justifikonte pasurinë në vlerën e 20 milion lekëve.

Në pasuritë pa burim të ligjshëm të gjyqtarit Trezhnjeva u renditën një apartament në Tiranë, një në Durrës dhe afro 1300 m2 truall në zonën e Mulletit në Tiranë. Për këto pasuri gjyqtari u shpreh se i kishte vënë me punë të ligjshme dhe qëllimisht KPK si kishte llogaritur një periudhë fitimi nga të ardhurat përgjatë viteve 1981-1994.

KPK ka arritur gjithashtu në përfundimin se gjyqtari ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e vajzës së tij, Olta Trezhnjeva, që punon pranë fondit të barnave. Trezhnjeva është gjyqtari i dytë i shkarkuar për mosjustifikim pasurie.

Share This Video


Download

  
Report form