N/kryetari i grupit të PD, Edi Paloka u shpreh se parlamenti shqiptar është kthyer në fëlliqësirë dhe qelbësirllëk nga sjella e shumicës dhe kryeministrit Rama. Ai deklaroi se për dhunën sot do të dënohet Bushati për të mbuluar pisllëqet e tjera nga Rama, ndërsa paralajmëroi se vendi po shkon drejt përplasjes civile.
Ajo që ndodhi në parlament është një fëlliqësirë, një parlament që dënon deputetët e opozitës dhe jo kryeministrin që fyeu popullin e tij. Parlamenti është bërë një qelbësirllëk i gjithi, vendi po shkon drejt përplasjes civile. Për fat të keq nuk ka asnjë reagim më të vogël nga ndërkombëtarët, apo Shoqëria Civile. Opozita është vendosur përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme. Në mbledhje dihen vendimet që do të merren, do të dënojnë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet e tjera dhe jo Ramën që fyeu një popull të tërë. Për Ramën ka vetëm një fund. Nëse kukasianët do të mbahen në burg reagimi do të jetë edhe më i fortë se i sotmi.
Edi Paloka