Report TV - Opozita në Kuvend, Paloka: Në komisione vetëm për aktet tona

Report TV 2016-03-27

Views 0

Opozita do të marrë pjesë në komisionet parlamentare vetëm nëse do të shqyrtohen aktet që kanë propozuar demokratët e që u kaluan në konferencën e kryetarëve për kalendarin tre javor të punimeve.

Ky fakt pohohet gjatë një interviste për Report TV nga kryetari i grupit të PD, Edi Paloka, i cili thotë se qëndrimi i opozitës nuk ka të bëjë me kushte, por me një kërkesë legjitime për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit të 2014 e cila parashikon që mazhoranca të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në këto kushte ndërsa PD do të jetë një marrëdhënie e kushtëzuar me parlamentin, ndërsa javën që vjen deputetët do të vijojnë axhendën e takimeve me qytetarët.

Një ditë më parë konferenca e kryetarëve pranoi të përfshijë në kalendarin e punimeve kërkesat e opozitës, që kanë të bëjnë me amendamentin e ligjit të dekriminalizimit, atë të ligjit për komisionet hetimore si dhe respektimi i vendimit të gjykatës kushtetuese për të marrë në shqyrtim mandatet e deputetëve Koço Kokëdhima e Rakip Suli ndërsa nuk u përfshi çështja e mandatit të Valentina Leskajt.

Share This Video


Download

  
Report form