Pas disa javësh marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, që u shoqërua me bojkot të komisioneve parlamentare, partia demokratike vendosi ti japë fund bojkotit të komisioneve parlamentare duke u angazhuar normalisht në punimet e kuvendit.
Pas më shumë se 6 javë përpjekje të opozitës për të pamundësuar vijimin normal të punimeve të seancave parlamentare, që u shoqërua me bojkot të komisioneve të përhershme parlamentare, opozita vendos të thyejë ti rikthehet punimeve normale të kuvendit.
Ku vendim u mor nga kryesia e grupit parlamentar demokrat në një mbledhje që u zhvillua këtë të premte në selinë blu.
Lajmi për këtë vendim u konfirmua për Report Tv nga kreu i grupit të PD Edi Paloka, i cili drejtoi këtë mbledhje. Vendimi i kryesisë së grupit të PD u mor pas votimit një ditë më parë në seancë të kërkesë së PD për ngritjen e komisionit hetimor për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ si dhe me votimin në kuvend për dërgimin në Gjykatën
Kushtetuese të mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, për dy deputetët e maxhorancës demokratët kanë kërkuar papajtueshmëri të mandatit të tyre, pasi sipas PD të afërm të dy deputetë e PS kanë përfituar fonde publike.
Zbatimi i vendimit të gjykatës kushtetuese Ishte dhe kërkesë e PD për rikthimin e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi, ku PD tashmë u bë pjesë e diskutimit politik në komisionin e posaçëm.