Report TV - Sherr në Kuvend, Paloka godet Braçen në foltore,ndërhyn garda

Report TV 2016-04-07

Views 6

Situata në seancën e sotme parlamentare ka degjeneruar, teksa deputetët demokratë kanë goditur deputetin socialist, Erion Braçe.

Ky i fundit, mori fjalën nga foltorja e parlamentit, për t?iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin.

Teksa fliste, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani iu drejtua Braçës: "Pusho o këlysh kone"!, pas fjalëve fyese që ky i fundit shkëmbeu me Berishën.

Ish-kryeministri ka hedhur një seri akuzash drejt Braçes, duke moskursyer as fyerjet kur e quajti atë: "Këlysh qeni!"

Pasi Braçe ia ktheu ish kryeministrit: Pusho plak matuf!, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është ngritur nga karrigia dhe u drejtua për te foltorja e Parlamentit, ku edhe ka ngritur dorën në drejtim të deputetit socialist.

Ky moment i përplasjes së deputetëve ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, të kërkojë ndërhyrjen e Gardës, ndërsa njëkohësisht ndërpreu edhe punimet e seancës.

Pas 5 minutash, seanca rifilloi sërish, por vetëm për disa minuta pasi situata mes palëve u ndez sërish.

Këtë radhë ishte deputet Roland Keta ai i cili tentoi të godasë Erion Braçen.

Për të dytën herë brenda pak minutash, parlamenti u ndërpre përfundimisht.

Share This Video


Download

  
Report form