Report TV - Edi Paloka dënohet për shpifje ndaj Saimir Tahirit

Report TV 2017-07-07

Views 0

Pas më shumë se 1 viti proces gjyqësor, Gjykata e Lartë dënon me 50 mijë lekë gjobë kreun e grupit parlamentar të PD, Edi Paloka.

Paloka u padit në gjykatë nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pasi sipas padisë, Paloka kishte shpifur ndaj tij duke e quajtur një mbrojtës të krimit dhe si person që ndihmonte bandat kriminale të Tiranës.

Fillimisht gjykimi i kësaj padi u pezullua dhe u dërgua për kompetencë në gjykatën Kushtetuese e cila vendosi të vazhdonte procesi në gjykatë të Lartë.

Paloka humbi dhe gjyqin me Ramën
Ky është dënimi i dytë ndaj Palokës i cili më parë është dënuar po nga gjykata e Lartë me gjobë pasi u gjet fajtor për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama.

Share This Video


Download

  
Report form