Iu dogj klinika në Vlorë/ Flet Gjinekologu: Autorit i vdiq motra, ka tentuar të më vrasë me thikë!

Report TV 2018-05-12

Views 3

Është hera e tretë që tentohet të dhunohet gjinekologu i Vlorës Bejkush Shehaj, 64 vjeç.

Episodi më i fundit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 24 Maji të Vlorës kur 27 vjeçari Musto Kapaj nga fshati Gjormë i Vlorës ka hedhur benzinë në porten hyrëse të klinikës private të gjinekologut.

Policia e Vlorës është njoftuar dhe e ka arrestuar 27 vjeçarin.

Nderkohë mjeku për Report TV është shprehur se nuk është e para herë që ai ëhstë kërcënuar nga personi i lartpërmendur, pasi në të kaluarën ai ëhstë përballur ehde me dy raste të tjera, ku i është rrezikuar edhe jeta.

Sipas Shehajt kjo ka ndodhur për arsye se motra e Kapajt pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë nën kujdesin e gjinekologut, në rastin e tretë ka pësuar një komplikacion të rëndë që ndodh shumë rallë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas mjekut i riu ka probleme mendore. ?Unë i jam drejtuar edhe policisë së Vlorës e cila e ka arrestuar dhe e ka lënë të lirë serisht?, - u shpreh ai.

Bejkush Shehaj është shprehur se është hera e tretë qe kercënohet.

?Më parë i njëjti person ka tentuar të më qëlloi me thikë, ndërkohë që ka tentuar edhe herë tjetër me zjarr? - tha doktori.

Share This Video


Download

  
Report form