Tiranë- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orën 02:10 e mëngjesit të së premtes në dyqanin e Drita Lulos. Report Tv ka zbuluar se Lulo është motra e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Mësohet se Drita Lulo ndodhet jashtë vendit për një udhëtim, por ka në pronësi një dyqan në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet.
Dyqani i Drita Lulos ndodhet në në rrugën ?Ymer Kurti? në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Nga shpërthimi janë thyer dhe xhamat e katër makinave që ndodheshin aty pranë. Zhurma është dëgjuar në të gjithë zonën pranë postës nr.8.Dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë rreth 200 gramë lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.Në momentin e shpërthimit në dyqan nuk ka patur njerëz.
Fatos Lulo është gjyqtari i parë që u shkarkua nga KPK-ja me nisjen e procesit të Vettingut. Lulo nuk justifikonte dot pasurinë prej 480 mijë dollarësh dhe një shtëpi në Kanada. Lulo tha se e motra i dhuroi 45 mijë dollarë. Dy ditë më parë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, la në fuqi vendimin e KPK-së, pas ankimimit që Lulo bëri për shkarkimin e tij. Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që nuk pranoi të përballej me KPK-në duke u përfaqësuar nga avokati i tij.