TIRANE- Vettingu ka nisur fshesën në sistemin e drejtësisë, ku ka kapur sot gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili është shkarkuar sot nga detyra. Vendimi për shkarkimin e Lulos është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi gjyqtari nuk e kalon procesin e Vettingun.
Gjyqtari Fatos Lulo nuk justifikon pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada, ndërsa për këtë ai rrezikon deri në 15 vite jashtë sistemit të drejtësisë. Dy ditë më parë, nëpërmjet avokatit të tij, Lulo ka dhënë përgjigje për paratë dhe pronat që zotëron.
Në fokus të kësaj seance ishte pikërisht verifikimi i burimit të pasurive të tij, që bazuar në raportin e ILDKPK, ai është zotërues i një apartamenti te ?Rruga e Durrësit?, e fituar me kontratë dhurimi, një zyrë, sipas deklarimit të tij e dhuruar me vlerë 100 mijë dollarë.
Gjithashtu, gjyqtari Lulo zotëron një banesë në Kanada dhe një depozitë bankare prej 480 mijë dollarë. I njëjti proces do të zbatohet edhe për gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë. Ligji parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasuritë, përjashtohen nga sistemi.