Kapet i shumëkërkuari/ Lajden Kadilli ka tentuar të vrasë policët

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga Lajden Kadilli 27 vjec, i njohur për përfshirje në krime kundër personit. Që prej vitit 2013, ai është shpallur shtatë herë në kërkim si dhe ka pasur tre urdhër arreste nga gjykata, që asnjëra nuk mundi të ekzekutohej.


Mbrëmjen e së martës kanë qenë patrulla Shigjeta, që kanë konstatuar një automjet që ka ndaluar rreth 100 metra nga pika e tyre e kontrollit. Kadilli ka dal nga automjeti me një çantë në dorë dhe ka vrapuar, por pas 10 minutash është arritur të vihet në pranga. Gjatë ndjekjes ai ka hedhur edhe një pistoletë, e cila ka qenë më fishek në fole gati për qitje, e cila u sekuestrua nga policia.

Lajden kadilli, njihet edhe për përplasjen së ka pasur vitin e shkuar në Durrës me Kreshnik Brahon, djalin e deputetit Spartak Braho. Kadilli u shpall në kërkim, pasi e kërcënoi me armë djalin e deputetit duke i thyer edhe xhamin e makinës, por përsëri nuk u arrit të kapej nga policia.

Historia e tij në përfshirje të ngjarjeve kriminale nisi në 18 korrik të vitit 2013, pasi në Durrës në zonën e quajtur ura e Daljanit, ka tentuar të vras me një automjet, punonjësin e policisë Arben Luçi, por nuk u vu dot në pranga.
Gjashtë muaj më vonë, në janar të 2014, shpallet përsëri në kërkim, pasi gjykata e Durrësit, i cakton masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, për prodhim dhe armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.

Në vitin 2015, 27 vjeçari Kadilli, ka tentuar që të shtyp me automjetin e tij, punonjësit e një postblloku policie në zonën e e Unazës së re në Tiranë, të cilit i kanë bërë thirrje të ndalojë, por ai ka aksidentuar edhe një efektiv policie. Edhe për këtë ngjarje u shpall në kërkim.

Në vitin 2016, në Golem të Kavajës, tenton të vrasë me armë zjarri, Albi Çelçima dhe më pas largohet nga vendi ngjarjes, pa mundur të arrestohet.

Në vitin 2018, ai është përfshirë edhe në një tentativë vrasjeje në Tiranë.

Ladjen Kadilli tashmë do të përballet me drejtësinë për një sërë veprash penale, si Vrasja me paramendim? dhe ?Armëmbajtje pa leje?.?Kanosja?, ?Shkatërrim i pronës?, ?Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik? dhe ?Armëmbajtje pa leje?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click H...

Share This Video


Download

  
Report form