Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dosja e kontenierit me 613 kg kokainë u dërgua pak ditë më parë ër kompetencë gjykimi në Durrës, por tashmë do të rikthehet për hetim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Të njëjtin fat do të kenë edhe disa të tjera për vrasje në familje, gjobvënie, grabitje apo trafik droge.
Me një vendim të fundit Gjykata e Lartë ka mbajtur një tjetër qëndrim ditën e djeshme në raport me procedimet penale dhe çështjet në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda e ato në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Sipas një vendimi të datës 4 prill Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë tashmë i mbledhur më qëllim njësimin e praktikës gjyqësore, nisur nga qëndrimet jo koheretente të mëparshme të trupave gjykues me tre apo me 5 gjyqtare, ka vendosur që çështjet penale që kanë qënë në kompetence e mëparshme të Gjykatës së Krimeve të Rënda të regjistruara para datës 1 gusht 2017 do të vazhdojnë të gjykohen përkatëshit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosja-e-613-kokaine-ping-pong-me-konpetencen-e-gjykimit