Ora News - Kërkohet arrestimi i Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit ku u gjetën 613 kg kokainë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj biznesmenit Arbër Çekaj, pronar i kompanisë Arbri Garden, e cila porositi kontejnerin ku u kapën 613 kilogramë kokainë më 27 shkurt.

Kërkesa është dorëzuar të martën në gjykatën e krimeve të rënda nga prokurori që po heton çështjen e kokainës, ndërsa ende nuk është shqyrtuar nga togat e zeza.

Burime për Ora News thanë se kërkesa e prokurorisë është caktimi i masës së sigurisë arrest me burg në mungesë ndërsa deri tani në gjykatë nuk është paraqitur ndonjë avokat për mbrojtjen e biznesmenit.

Arbër Çekaj u shpall në kërkim policor menjëherë pas sekuestrimit të kokainës më 27 shkurt në magazinat e kompanisë së tij në Maminas. Verifikimet e mëvonshme zbuluan se ai ishte larguar drejt Gjermanisë nga aeroporti i Rinasit atë pasdite.

Pronari i Arbri Garden ishte hetuar edhe më parë pas një denoncimi të antidrogës së Durrësit në dhjetor 2015 në lidhje me kapjen e një ngarkese prej 90 kilogramë kokainë në një kontejner me banane të porositur nga kompania e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kerkohet-arrestimi-i-arber-cekajt-pronarit-te-kontenierit-ku-u-gjeten-613-kg-kokain

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS