Ora News - Kapja e 613 kg kokainë, “zhduket” Arbër Çekaj

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arbër Çekaj pronar i kompanisë së Arbër Garden, që porositi ngarkesën me banane në kontenierin, e së cilës u gjetën 613 kilogramë kokainë, nuk rezulton të jetë në adresën që ka dhënë në Gjermani.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se menjëherë pas shpalljes së kërkimit ndërkombëtar, për Çekajn ka nisur verifikimi i vendndodhjes së tij, por deri tani nuk rezulton te jetë gjetur.

Çekaj deklaroi gjatë një bisede telefonike se do të vihej në dispozicion të drejtësisë shqiptare për të sqaruar pozicionin e tij ne lidhje me sasinë e kokainës, por deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur.

Ai u largua në drejtim të Gjermanisë tre dite para se policia të kapte dhe sekuestronte sasinë e lëndës narkotike .

Ndërkohë prokuroria e krimeve të rënda ka nisur verifikimin e pasurisë për dy personat e arrestuar në lidhje me ngarkesën 613 kilogramë kokainë në Durrës më 27 shkurt.

Grupi i hetimit ka kërkuar të dhëna për pasuritë e regjistruara në emër të shtetasve Donaldo Lushaj, menaxher i kompanisë porositëse të ngarkesës me banane dhe Armando Pezaku, shoferi që transportonte kontejnerin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kapja-e-613-kg-kokaine-zhduket-arber-cekaj

Share This Video


Download

  
Report form