Report TV - 613 kg kokainë/ Arbër Çekaj fshihej në Gjermani pas mbiemrit të gruas daneze

Report TV 2018-05-15

Views 1

Arber Çekaj 48 vjeçari shqiptar i cili akuzohet se qëndron pas trafikut të 613 kg kokainë nga Kolumbia në Maminas fshihej prej dy muaj në qytetin e Wiesbaden në Gjermaninë qendrore.

Ai është arrestuar orët e para të mëngjesit të së premtes ndërsa për të ka nisur dhe procedura e ekstradimit.

Çekaj në momentin e ndalimit i është prezantuar oficerëve të policisë me gjeneralitetet Arber Jansen, mbiemër të cilin ai e përdor që pas martesës me bashkëshorten e tij daneze.

Pas ndalimit në Wiesbaden agjentët e Interpol e kanë dërguar atë në Duseldorf aty ku dhe ka dalë para gjykatës duke u njohur me kërkesën për ekstradim.

Prej disa javësh agjentët shqiptarë të policisë kriminale ndodheshin në qytetin Heesen të Gjermanisë aty ku dhe ishte lokalizuar vendondhja e fundit e Arber Çekajt.

Pas kësaj, vëzhgimet në terren me policinë gjermane, njësinë e Interpol dhe zyrën federale të kriminalistikës në Gjermani u arrit që ai të prangoset në Ëiesbaden ditën e djeshme duke mos bërë rezistencë.

Nëse gjykata në Dusseldorf do të aprovoj kërkesën e ministrisë shqiptare të Drejtësisë, atëherë pritet që brënda 40 ditëve Çekaj të ekstradohet drejt Shqipërisë për tu përballur me drejtësinë në lidhje me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Share This Video


Download

  
Report form