Report TV - Bashkia restauron konviktin e studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit

Report TV 2018-05-12

Views 2

Nuk është një hotel, por godina e re e studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit që në shtator do të kenë kushte optimale studimi dhe qëndrimi. Më pak se një vit nga nisja e punimeve, projekti ecën me shpejtësi në drejtimin e duhur për t?u bërë gati për të mirëpritur të rinjtë e talentuar që vijnë të studiojnë në kryeqytet nga rrethet.Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me partnerët e saj Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe KFW,  filloi projektin për rehabilitimin e këtyre godinave sipas parimit të efiçencës energjetike. Kështu, 600 studentët që do të jetojnë në këto godina duke filluar nga shtatori, jo vetëm do të kenë rinovim të ndërtesës dhe të ambienteve të brendshme, por edhe një sistem më të mirë ngrohjeje dhe insulimi, duke rritur cilësinë e jetesës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS