TIRANË- Bashkia e Tiranës ka denoncuar në polici kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me akuzën se ka dhunuar recepsionisten e konviktit nr4 te "Qytet Studenti" për të xhiruar "klipin e radhës".
Sipas Bashkisë, Basha me 4 shoqërues të tij janë futur me dhunë në konvikt dhe kanë dhunuar recepsionisten, teksa theksoi se kryedemokrati është futur në ambientet e brenshme pa u pajisur me një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina.