Report TV -Bashkia e Tiranës hoqi fondin cash për bebet, PD denoncon: Shporta e padobishme

Report TV 2020-11-05

Views 7

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar vendimin e bashkisë së Tiranës, e cila hoqi bonusin e bebeve prej 5 mijë lekësh dhe zëvendësimin me një shportë me produkte. Zhupa thotë se me fituesin e tenderit është vendosur që me 363 milionë  lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës dhe nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 4 mijë lek mall brenda. 

Ajo gjithashtu ka prekur edhe përmbajtjen e shportës duke theksuar se nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Ajo i ka bërë thirrje Veliajt dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës të rikthejë bonusin e bebeve për nënat e Tiranës dhe të shqyrtojë mundësinë që ky fond të rritet cash për nënat e Tiranës dhe jo t?iu jepet një shportë me produkte që ndoshta janë të padobishme në shumë raste.

Deklarata e plotë nga Ina Zhupa:

Ndodhemi këtu përpara Maternistetit ?Koço Gliozheni?. Ky është një ndër dy maternitetet  publike ku vijnë në jetë bebet e qytetit të Tiranës. Kemi ardhur pikërisht këtu sepse bebet që vijnë në jetë që nga sot në këtë maternitet dhe në maternitetin tjetër tashmë nuk do të përfitojnë bonusin e bebeve prej 50 mijë lekësh të vjetra të cilën e akordonte që nga viti 2007 Bashkia e Tiranës, por me vendim të Këshillit Bashkiak, do të marrin një shportë me produkte që e ka nxjerrë Bashkia e Tiranës për bebet e Tiranës. Pagesa cash që u shkonte nënave të Tiranës, nuk do t?u shkojë më. Problemi i parë i kësaj shporte është që me shpalljen e tenderit dhe fituesit të tenderit është vendosur që me një shumë prej 363 milion  lekësh të blihen 9 mijë shporta, për 9 mijë bebe të Tiranës. Me një llogari të thjeshtë, nëse përpjestojmë vlerën e tenderit me vlerën e shportave, i bie që secila shportë të ketë 40 mijë lek të vjetra mall brenda, për t?ia dhuruar bebeve të Tiranës. Ndërkohë që bvonusi ishte 50 mijë lek,  me produkte sikur t?i marrim të mirëqëna në atë vlerë, do të marrin 40 mijë lek, 10 mijë lek të vjetra të hequra që sa vijnë në jetë në maternitetin publik të Tiranës. Ky është problemi i parë i vendimmarrjes që ka marrë Veliaj dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës. Së dyti ka të bëjë me produktet që ka brenda shporta që është vendosur për t?iu dhuruar nënave dhe bebeve të qytetit të Tiranës. Kemi të bëjmë me një shportë e cila është e njëjtë për të gjithë bebet që do të vijnë në jetë në Tiranë. Kjo shportë përmban produkte që nga shampo e deri tek vaji dhe pelenat, të cilat me hulumtimin tonë në treg në rast se do t?i blesh me çmimin më të shtrenjtë që mund të gjesh në farmaci apo në market, duke u nisur nga kriteret që kanë vendosur vetë autorët e tenderit, nuk shkon më shumë se 32 mijë lekë të vjetra. Pra, ky është problemi i dytë dhe së treti unë si nënë e re e di shumë mirë që nuk mund të gjenden dy fëmijë që përdorin të njëjtat produkte dhe që kanë të njëjtën lëkurë dhe të njëjtat nevoja. Kështu janë edhe fëmijët e Tiranës, ti nuk mund të bësh një shportë të përbashkët për çdo fëmijë, ndërkohë që nënat nuk do t?i përdorin k...

Share This Video


Download

  
Report form