Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka abuzuar me taksën e arsimit. Nga zona e Kombinatit, ku rezultojnë të dëmtuara dy prej shkollave; ajo ?Musine Kokalari? dhe ?Lasgush Poradeci?, ish-deputetja Jorida Tabaku tha se nga 22 milionë euro taksa të mbledhura në tre vjet nga Bashkia, asnjë qindarkë nuk rezulton të jetë përdorur për investime serioze në kryeqytet.
?Shkolla Musine Kokalari ka qenë e pjesë e programit ?Adopto një shkollë?, nga Bashkia e Tiranës, e programit korruptiv që Partia Demokratike ka denoncuar, ku oligarkë, ndërtues të ndryshëm, bënin investime qesharake në këmbim të lejeve të ndërtimit dhe, siç rezulton, sot të gjitha këto ishin fasadë, njësoj si puna e Bashkisë, ishin thjesht propagandë, një lyerje boje, që me tërmetin e 26 Nëntorit, i nxori bojën punës që Bashkia e Tiranës bën?.
Sipas Tabakut shumë prej banesave në zonën e Kombinatit nuk janë verifikuar nga ekipet në terren, duke i lënë qytetarët në çadra.
Tv Klan