Report TV - Sportele të posaçme për dhënien e lejeve të ndërtimit, proçedura

Report TV 2016-03-06

Views 2

TIRANË - Për të organizuar procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit në njësitë e pushtetit vendor do të ngrihen zyra të posaçme të cilat do të japin informacion mbi dokumentet që duhen për marrjen e lejes si dhe afatet që do të respektohet. Deri në miratimin e planeve të reja rregulluese lejet e ndërtimit mund të jepen për banesa private deri në 250 m2 si dhe për shtesat në objektet ekzistuese.

Nga momenti I plotësimit të dosjes leja lëshohet Brenda 20 ditëve me firmën e kreut të bashkisë përkatëse. ?Pranë çdo njësie bazë të qeverisjes vendore ngrihet sporteli i shërbimit me një ndalesë për veprimtaritë ndërtimore, i cili kujdeset për të gjitha marrëdhëniet ndërmjet palës së interesuar, autoritetit vendor të planifikimit dhe organeve të tjera të administratës publike që kanë detyrimin të japin mendimin e tyre në lidhje me punimet, objekt i kërkesës për leje ndërtimi apo deklaratës për punime paraprake?, saktësohet në VKM 408.

Sporteli i shërbimit përbën pikën e vetme të kontaktit të palës së interesuar me administratën publike në lidhje me kërkesën për leje ndërtimi dhe ndërhyrjen përkatëse në territor. ?Autoriteti vendor i planifikimit është përgjegjës për bashkërendimin e punës me të gjitha institucionet shtetërore dhe operatorët e shërbimeve publike, që mbulojnë fushën përkatëse të veprimtarisë në territorin ku kryhet zhvillimi, për t?u siguruar se projekti, për të cilin kërkohet pajisja me leje, nuk ndërhyn apo dëmton zonat e mbrojtura, monumentet e kulturës, trashëgiminë kulturore apo rrjetet e infrastrukturës.

Për këtë qëllim, sporteli i shërbimit merr sipas rastit aktet e pëlqimit, sido që të jenë të emërtuar nga legjislacioni në fuqi, nga autoritetet që kanë përgjëgjësi për mbrojtjen e mjedisit, të trashëgimisë kulturore e historike, të shëndetit dhe të sigurisë publike?, thuhet në VKM.

Sporteli u ofron personave të interesuar të gjitha infomacionet e nevojshme për realizimin e ndërtimit, përpara dorëzimit dhe gjatë shqyrtimit të aplikimit, përfshirë ?fragmente nga harta e gjendjes ekzistuese të pasurisë/ve; hartat e infrastrukturave inxhinierike ekzistuese në zonë, për identifikimin e pikave të lidhjes, përkatësisht për furnizimin me ujë, largimin e ujërave të zeza, rrjetin elektrik, rrjetin e komunikimit elektronik dhe pikat rrethuese të depozitimit të mbetjeve; hartat me hapësirat e gjelbra publike dhe fondin e drurëve rreth apo në parcelën/parcelat për zhvillim; informacione rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta sektoria le në zonën objekt studimi, si ato të monumenteve të kulturës, mjedisit etj., sipas rastit; çdo informacion tjetër të nevojshëm për kryerjen e detyrës së projektimit?, saktësohet në VKM.

Pikërisht në këtë zyrë do të paraqiten deklaratat paraprake për punime, kërkesat për leje zhvillimi, kërkesat për leje ndërtimi, si dhe çdo akt pëlqimi, sido që të jetë i emërtuar, në fushën e veprimtarisë ndërtimore. Institucionet shtetërore dhe operatorët e shërbimeve publike kanë detyrimin që brenda 10 ditëve nga k...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS