http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë në kryeqytet flet me gjuhën e klasikëve. Shtraus , Shekspir, Lorka janë vetëm disa nga autorët veprat e të cilëve janë përgatitur për publikun. Opereta ?Lakuriqi i natës? nga Shtraus do të ngjisë në skenë artistë shqiptarë e vjenezë në një produksion ku ndërthuret muzika, aktrimi, baleti dhe gjithë orkestra e teatrit të Operas dhe Baletit.
Është një shfaqje plot ngjyra duke nisur nga kostumet e koreografia. Por, ajo që dua të theksoj është puna e papërtuar dhe konkurruese e artistëve shqiptarë. Secili ka shfaqur dëshirën dhe ka punuar shumë për të përcjellë këtë produksion në mënyrën më të mirë të mundshme. Aktorët edhe këndojnë e këngëtarët edhe kërcejnë. Ky bashkëpunim me Tiranën është padyshim mbresëlënës për mua.
TKOB kishte ftuar edhe tenorin shqiptar, Saimir Pirgun për të performuar, por artisti e ka të pamundur të performojë për shkak të një problem shëndetësor.
Nga Vjena ka mbërritur në Tiranë edhe dirigjenti Lazlo Gyker që konfirmon se dy djemtë e rinj në rolin e Gabrielit janë zëra që nuk do t?ju zhgënjejnë.
?Lakuriqi i natës? ngjitet në Pallatin e Kongreseve në datat 31 mars e 3 ditët e para të muajit prill si pjesë e eventeve të vitit kulturor austriak.
Shtraus nuk është i vetmi klasik dhe premierë në Tiranë. Shekspiri gjithashtu. Ndërsa ?Makbethi? shënoi fundin e rrugëtimit në Teatrin Eksperimental, një tjetër vepër e Shekspirit mbërrin në Teatrin ngjitur. Skena Eksperimentale ju fton në komedinë ?Shumë zhurmë për asgjë?.
Një tjetër risi e kësaj fundjave në kryeqytet është edhe festivali teatror i shkollave të mesme në kryeqytet. E shtuna dhe e diela në Teatrin Kombëtar i kushtohet të rinjve, duke nisur nga ora 13.00 si pjesë e fushatës Edukimi përmes Artit. Edhe të rinjtë kanë zgjedhur klasikët për të ngjitur në skenë.