Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqyteti nuk ofron shumë mundësi zgjedhjeje këtë fundjavë, por ofron cilësi. Arti i mirë, që pak herë mund të gjeni në teatro e galeri ka mbërritur, por njëlloj si koncerti simfonik i mbrëmjes së të premtes në TKOB, ka vetëm një mundësi për ta shijuar. Mozart e Tchaikovsky mbërrijnë në kryeqytet nën drejtimin e muzikantit më të mirë të shekullit të 20-të, Christian Lindberg. Artisti jo vetëm do të drejtojë orkestrën, por edhe do të performojë në trombonë, me instrumentin që e bëri të njohur në të gjithë botën. Por, asgjë e re nga skenat e teatrove. Pas ?Tre motrave? të Çehovit, Teatri Kombëtar përgatitet për të Zbutur Kryeneçen e Shekspirit, ndërsa ?Të çmendurit Adams? dhe ?Made in Albania?, janë projektet që po përgatiten për publikun në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Ndërsa për të rinjtë e të rriturit teatrot po përgatiten, për fëmijët vijojnë shfaqjet në Teatrin e Metropolit dhe ?Parku Mambi? në Teatrin Eksperimental. Një nga shfaqjet më tunduese për të vegjlit, këto kohë mbetet alternativa e Cirkut Bellucci. Galeria Kombëtare e Arteve këtë fundjavë hap dyert për dashamirësit e portretit. Llambi Blido, një nga emrat më të njohur të artit vizual në Shqipëri, sjell ekspozitën e tij të dytë pas më shumë se 30 vjetësh, kur guxoi të shfaqte veprat e tij më të mira. Në këtë ekspozitë vijnë 100 vepra të Blidos, por tanimë jo vetëm portrete.

Share This Video


Download

  
Report form