Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzika pushton edhe këtë fundjavë Teatrin e Operas dhe Baletit që e hap siparin e aktiviteteve mbrëmjen e së premtes. Një koncert i titulluar « Tinguj Nostalgjie », interpretuar nga nga Ergys Mita (tenor), Sidrit Bejleri (bariton), Ardita Bufaj (në piano) dhe Nikola Kondakçi (në violine) sjell pjesë nga kompozitore të njohur si Donizetti, Bellini, Massenet, Rossini, Tchaikovsky etj. Muzikë dhome premton këtë fundjavë edhe Liceu Artistik me të vegjlit në piano dhe projekti ?Flauti Magjik? mbrëmjen e së shtunës dhe së dielës në Akademinë e Arteve. Shfaqja më e re teatrale që vjen në skenë këtë fundjavë është ?I burgosuri i katit 15?. Komedia që do të përcillet në ora 20.00 të së shtunës dhe së dielës është një histori amerikane e viteve ?70, por që përkon tërësisht me aktualitetin e ditëve të sotme. Ndërsa arti visual këtë fundjavë flet gjuhën e trupit femëror. Fotografitë e realizuara në bardh e zi nga Arton Humolli sjellin një 29 nudo artistike nën ekspozitën me titull ?Trup dhe Shpirt?. Për publikun e vogël kjo fundjavë është e vakët. ?Domatja kërcimtare?, një shfaqje plot mesazhe për fëmijët rivjen si alternativa e Teatrit të Kukullave, ndërkohë që Cirku Kombëtar luan numrat e shfaqjes ?Surprizat e pranverës?, përsëritur tashmë prej kohësh nga ky institucion.

Share This Video


Download

  
Report form