Fundjava kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë vjen me risi në kryeqytet. Është Richard Shtraus që përcillet për herë të parë në Tiranë nën interpretimin e Orkestrës simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe mexosopranos Vikena Kamenica. Janë tre artistë spanjollë që kanë mbërritur për t?ju bashkuar stafit të TOB për të përcjellë veprën ?El Amor Brujo?, një vepër që nuk do të ketë rivënie në skenë. Mundësia e vetme për ta shijuar artin e Shtrausit nën drejtimin e Ruben Gimenes është mbrëmja e së premtes në TKOB. Risia tjetër që ka mbërritur në Tiranë është ekspozita e artistit turk Devrim Erbil. Orienti i shekullit të 16-të i ndërthurur me elementë të modernes vjen në Galerinë Kombëtare, tashmë të pushtuar nga ngjyrat tradicionale të arkitekturës dhe artizanit otoman, blu dhe jeshile. Edhe Bienalja e Pikturave në letër në Muzeun Historik kombëtar pret të pasionuarit e artit vizual. Janë 46 piktorë nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe 18 shqiptarë. Skena e teatrit eksperimental dhe ajo e Metropolit vazhdojnë ende të shfaqin ?Arturo Ui-në. Të dy regjisorët e kësaj vepre kanë preferuar ta rivënë në skenë për shkak të kërkesës së publikut, që ashtu siç pritej e ka konsideruar ?Arturo Ui-në? si një vepër mëse aktuale për ngjarjet politike në Shqipëri. E nëse kërkoni komedi, atë e gjeni në Teatrin kombëtar çdo ditë të kësaj jave në ora 19.00. Aktorët më të mirë të skenës vijnë me shfaqjen ?Shtëpia pa dritare?. Edhe për të vegjlit këtë fundjavë ka një shfaqje risi. Makina e Kohës, është shfaqja që vë në skenë Teatri Eksperimental Kujtim Spahivoli të dielën në ora 10.30. Teatri Metropol risjell ?Një maçok për ditëlindje?, ndërsa Cirku Kombëtar vjen sërish me shfaqjen ?Surprizat e Pranverës?, që nis në ora 11.00.

Share This Video


Download

  
Report form