Shkolla në Francë nis që 3 vjeç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Franca do të jetë një prej vendeve me moshën më të vogël të arsimit të detyrueshëm në Europë. Presidenti Emannuel Macron ka prezantuar reformën, sipas të cilës, arsimi i detyruar do të fillojë në moshën 3 vjeçare.



?Kemi vendosur që edhe sistemi parashkollor të jetë pjesë e arsimit të detyruar, do të përfshihen fëmijët nga mosha 3 vjeçare dhe jo më 6. Kjo është një pikë kyçe e arsimit në vendin tonë. Ndryshimi synon të reduktojë pabarazinë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe territoret e përtej detit kanë më pak mundësi për t?i bërë fëmijët e tyre pjesë të sistemit parashkollor.?



Megjithatë, duket se numri i të miturve të prekur prej kësaj reforme nuk ka për të qenë shumë i madh, pasi një pjesë e mirë e familjeve franceze zgjedhin t?i çojnë fëmijët e tyre në institucione të arsimit parashkollor që në moshën 3 vjeç. Sipas të dhënave qeveritare, vetëm 2.4% e fëmijëve në vend nuk regjistrohen që në atë moshë.



Një studim i publikuar në vitin 2015 tregoi se fëmijët që fillonin shkollën më vonë ishin më pak të pavëmendshëm apo hiperaktivë në klasë, por ata që janë pjesë e sistemit parashkollor nga ana tjetër e marrin informacionin përmes lojërave dhe kanë klasa më të vogla.

Share This Video


Download

  
Report form