Marrëdhëniet seksuale nisin që 14 vjeç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1 ne pese fëmijë shqiptare nisin te kryejnë marrëdhënie seksuale kur janë vetëm 14 apo 15 vjeç. Ne këtë rezultat ka arritur studimi i institutit te shëndetit publik për sjelljet e te miturve, me përfshirje e rreth 5 mije nxënësve ne shkollat e gjithë vendit. Shqetësimet ne këto shifra janë dy, i pari lidhet me ulje te moshës me te paktën 1 vit, kur nxënësit kane kontaktin e pare dhe tjetri me faktin qe ka rritje te ndjeshme te numrit te tyre krahasuar me vitin 2003. Nga te dhënat vetëm 5% e te miturve qe kryejnë marrëdhënie ne moshe te hershme janë vajza, ndaj pjesa tjetër e djemve e bëjnë këtë me femra ne moshe me te madhe. Rreth 65% përdorin mjete mbrojtëse, duke qene kështu nje faktor per numrin ne rritje te aborteve. Shifra shqetësuese paraqet edhe konsumi i kanabisit nga 15-vjeçaret. Nje tjetër gjetje e studimit është ajo per pirjen e alkoolit, ku 11.2% e fëmijëve kane raportuar se konsumojnë alkool me raste dhe 3.4 % ne mënyrë te rregullt. Por shqetësues duket fakti qe brenda nje dite te miturit konsumojnë te paktën pese pije.

Share This Video


Download

  
Report form