http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxënësit shqiptare nuk kane te njëjtin nivel arsimor me moshataret e tyre europine. Nje fëmije i klasës se peste te ne Shqipëri krahasohet me një nxënës te klasës se trete ne Europe për nga shkalla e te nxënit. Sipas një raporti te Bankës Botërore, problemet me te mëdha nxënësit shqiptare i kane shfaqur ne lenden e matematikes dhe leximit. Gjate një konference për reformën ne arsim, drejtues dhe eksperte te Bankës Botërore rekomanduan aplikimin e politikave te reja dhe cilësore. Shqipëria duhet te ketë ne fokus rritjen e cilësisë se arsimit ne mënyre qe standardi i fëmijëve shqiptare te jete i barabarte me ata te vendeve te Bashkimit Europian. Nxënësit këtu janë dy vite shkollore mbrapa krahasuar me moshataret e tyre ne Europe. Nevojiten reforma ne kurikulat mësimore, përmirësim te nivelit te mësuesve, ulje te mbingarkesës ne klasa dhe eliminim te mësimit me turne. Sipas studimit te Bankës Botërore, djemtë kane rezultate me te ulëta ne mësime se vajzat. Madje një djalë i nivelit mestar ne Europe ia kalon me 3.5 vjet një nxënësi shqiptar te se njëjtës gjini dhe moshe. Ndërsa kur flitet për punësimin e te rinjve ne Shqipëri, meshkujt janë me te favorizuar nga tregu i punës. Kryeministri Rama e cilësoi dramatike situatën e arsimit ne Shqipëri qe sipas tij ka ardhur për shkak se sistemi arsimor është trajtuar i shkëputur dhe jo si një i tere. Qe nga kopshti deri ne Universitet ka mungese standardesh. Kreu i qeverise siguroi ndërkombëtaret, por dhe prindërit e nxënësve se reformat qe po ndërmerren ne te gjitha nivelet e arsimit synojnë rritjen e cilësisë nga kopshtet deri ne Universitet.