Skandali në Pogradec, shkolla që prodhon diploma - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nxënës që figurojnë në regjistra, marrin diplomën, por nuk shkojnë kurrë në shkollë. Skandali është zbuluar nga vete Ministria e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një kontrolli të befasishëm në shkollën profesionale "Enver Qeraxhi" në Pogradec. Ka mjaftuar vëzhgimi i pjesëmarrjes së nxënësve në klasa e më pas kontrolli i regjistrave për të verifikuar abuzimet e drejtuesve të shkollës dhe mësuesve. Sipas konstatimeve nga 250 nxënës që figuronin të regjistruar në shkollën profesionale kombëtare, vetëm 51 ndjekin realisht mësimin. Ndërsa për 4/5 e nxënësve që nuk shkojnë asnjëherë në shkollë, mësuesit nuk vendosnin mungesa. Pas kontrollit të dokumentacionit në shkollën kombëtare, Ministria e Arsimit deklaroi se në abuzime janë përfshirë drejtues të institucionit dhe mësues. Pa deklaruar emra dhe numrin e arsimtareve të përfshirë në ketë skandal ministria Nikolla u shpreh se çështja do t'i kalojë drejtësisë. Në shkollën Profesionale të Pogradecit rezultoi se edhe mësuesit ishin mbi normë e madje të llogaritur sipas numrit nxënësve të deklaruar zyrtarisht. E ndërsa çështja pritet t'i kalojë organeve të drejtësisë, të tjera shkolla do t'i nënshtrohen kontrolleve të Ministrisë së Arsimit.

Share This Video


Download

  
Report form