Voltana Ademi: Situata nga përmbytjet e rëndë dhe tejet problematike, vështirësi në menaxhim

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka deklaruar se situata nga përmbytjet në qytetin verior vijon të jetë e rëndë dhe tejet problematike. Ademi theksoi se u bënë tre javë që Shkodra ndodhet nën ujë dhe vendi është akoma në situatë emergjente.

Kryebashkiakja e djathtë akuzoi qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës, ndërsa tha se është e pafalshme që fonet e qeverisë nuk kanë parë ende dritën në Bashkinë Shkodër.

?U bënë tre javë, situata është e vështirë. Jemi në situatë emergjente. Është vështirë të menaxhosh, se tani fillon të ulet niveli dhe nuk kalohet as me varka. Emergjenca është më e madhe, janë bërë shumë ditë. Nevoja e pritshme ka qenë më e madhe se furnizimi. Njerëzit nuk presin, menaxhimi nga ne bëhet çdo ditë dhe me urgjencë. Ne mundohemi dhe jemi drejtuar organizata humanitare, por kjo nuk mjafton. Është e pafalshme që fondet e qeverisë ende nuk kanë parë dritën. Në Shkodër kanë mbërritur shumë tonë koncentrat, ku një pjesë janë nga fondet e qeverisë 23-24 tonë, minimaliste kjo. Për barin e thatë nuk bëhet fjalë, edhe pse ka kërkesë të jashtëzakonshme nga banorët. Këto janë pasoja të mos shpalljes së emergjencës. Ne operojmë në një procedurë emergjente. Jemi në mesditë dhe akoma nuk kemi asgjë në territor, nëse diçka vjen në darkë është e pamundur të shpërndahet sot?

Share This Video


Download

  
Report form